PD e Lushnjës voton sot për kryetarin e ri, në garë Sharka, Gina dhe Çela

Dega e Lushnjës e Partisë Demokratike do të zhvillojë sot zgjdhjet për kryetarin e ri të saj. Tre janë kandidatët në garë për këtë post drejtues: Eduard Sharka, Kujtim Gina dhe Klement Çela, të tre të zgjedhur nga anëtarësia e grupit të Rithemelimit. Procesi i votimit hapet në orën 8 dhe mbyllet në orën 17:00.

Gazetari Julian Kasapi i SYRI TV është duke e ndjekur procesin dhe do të informojë hap pas hapi.

Një fakt interesant u zbulua për këto zgjedhje në Lushnjë një javë më parë nga deputeti Luan Baçi, i cili tha në një intervistë për SYRI TV.

“Të shtunën (e kaluar) kishim programuar zgjedgjet për degën e Lushnjës dhe kemi diskutuar për të bërë një shtyrje, t’i japim dhe disa ditë kohë, sepse kemi pasur një kërkesë nga deputeti i Lushnjës dhe Kryetari i PD në detyrë, zoti Korreshi që ka kërkuar  të jetë pjesë e procesit, por të shtyhet dhe disa ditë zgjedhja e kryetarit të degës. Do t’ia japim dhe këtë mundëiis duke qenë se ka shprehur dëshirën për bashkëpunim dhe unë do të jem në ndjekje të problemit bashkë me z. Korreshi disa ditë të tjera për të marrë pjesë në zgjedhjet e grupseksioneve, për t’i riparë nga e para që të jenë pjesë e procesit.

Të shikojmë sa do të mbajnë fjalën se ka ndodhur shpesh që ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë, ata 4-5 deputetë që kanë ngelur aty me në krye zotin Alibeaj, që vazhdon  të përçajë PD-në”.