Më 22 prill 1924 ndërroi jetë Avni Rustemi

Më 22 prill ndërroi jetë Avni Rustemi.

Avni Rustemi ka hyrë në histori si personi që më 13 qershor 1920 vrau në Paris kryeministrin e kohës Esad Pashë Toptani.

Rustemi lindi në Libohovë të Gjirokastrës më 22 shtator 1895, ishte mësues, publicist dhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Pas vrasjes së Toptanit, Avni Rustemi u kthye në Shqipëri ku u prit si hero.

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 ai u zgjodh deputet dhe u rreshtua si opozitar i forcës politike drejtuar nga Ahmet Zogu.

Më 20 prill 1924, Avni Rustemi plagoset nga një person i quajtur Jusuf Reçi, pranë Pazarit të Ri në Tiranë, në sheshin që sot mban emrin “Avni Rustemi” . Dy ditë më pas Avni Rustemi ndërroi jetë prej plagëve