FOTO/ Tiranë, aksident i rëndë tek sheshi ‘Wilson’

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë sheshit "Wilson".

Mësohet se një person i cili drejtonte motoçikletën është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me targa AA 598 BR. 

Siç shihet nga pamjet është thyer xhami i automjetit, ndërsa drejtuesi i motorit ka marrë plagë të lehta. 

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Për momentin nuk dihet ende identiteti i të plagosurit.