Londër, vdes në spital polici që u qëllua me thikë

Ka ndërruar jetë në spital oficeri i policisë që u qëllua me thikë nga agresori i sulmit në Londër.

Punonjësi i policisë u qëllua nga agresori, i cili tentoi të hynte në Parlamentin e Britanisë para se të vritej nga policia.

Nga të dhënat e deritanishme sipas mediave të huaja, janë 3 të vdekur dhe 11 të plagosur. Viktimat janë agresori, punonjësi i policisë dhe një kalimtare që u hodh nga ura për t’i shpëtuar përplasjes nga makina.

11 qytetarët e tjerë u përplasën me makinë nga agresori para se të ndalonte në rrethimin e jashtëm të Parlamentit në Londër.