Qëndroni gati, Butrint Imeri ka gati këngën e re dhe me siguri do të jetë përsëri një hit!

Nuk besojmë se ka ndonjë këngë të Butrintit që nuk e keni dëgjuar, për mos të thënë që nuk ja dini tekstin thuajse përmendësh.

Këngëtari sjell vazhdimisht hite për publikun dhe muzika e tij na shoqëron vazhdimisht në çdo ambient që frekuentojmë.

 

Kështu që është pak, por e sigurt se një projekt i ri nga Butrinti është i mirëpritur.

Ai ka postuar një Instastory ku duket në një studio muzikore me bashkëpunëtorët e tij, me mbishkrimin “Qëndroni gati”.

 

Ai ka paralajmëruar ndjekësit për një tjetër hit që me siguri do na bëjë shoqëri të mirë gjatë muajve të verës.