Vendimi skandaloz/ Pas presionit të Kim, gjykata merr në shqyrtim ankesën e Alibeajt

Pak minuta pasi lideri historik i demokratëve, Sali Berisha deklaroi se ndaj gjykatës po bëhet presion nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, erdhi edhe vendimi.

Gjykata deklaroi se ka marrë në shqyrtim ankimimin e Enkelejd Alibeaj.

Vendimi skandaloz vjen pasi verdikti i gjykatës nuk mund të ankimohej.

Njoftimi

Përshendetje!

Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:

- Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

- Kunder vendimit nuk lejohet ankim.