Gjigantët e Champions Leagues kërkojnë Alban Hoxhën

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha gjatë merkatos së janarit mund të largohet nga kampionati shqiptar pasi gjigantët kroat Dinamo Zagreb kërkon shërbimet e tij.

Skuadra e cila këtë sezon luan në fazën e grupeve të Champions Leages kërkon të ‘blindojë’ portën dhe të gjithë zërat të drejtojnë te një emër, Alban Hoxha.

Sipas burimeve të  së përditshmes shqiptare ‘Sport Ekspres’, Partizani do të heqë dorë nga Alban Hoxha duke përfituar një shumë të majme prej 400 mijë eurosh.

Ende nuk ka ofertë zyrtare por vetëm një interesim të klubit kroat, të presim ditët në vijim kur të afrohet akoma edhe më shumë merkatoja e janarit./ Syri.net