", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/April/22/auto_New_Project_-_2022-04-22T090133.3461650610903.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Publikohen për herë të parë pamje të civilëve të bllokuar në uzinën e çelikut Azovstal

Një rreshter 25 vjeçar ukrainas ka treguar situatën e rëndë brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Për Leonid Kuznetsov të Gardës Kombëtare të Ukrainës, koha po ikën.

 Ai dhe shokët e tij, që janë ende brenda fabrikës së çelikut Azofstal në Mariupol, kanë vetëm armë të lehta - mitralozë, pistoleta - për t'u mbrojtur kundër tankeve ruse, avionëve luftarakë dhe artilerisë ruse. 

“Për momentin jam gjallë dhe mirë, por situata është shumë e vështirë”, tha rreshteri 25-vjeçar Kuznetsov.

 “Na kanë mbetur pak ushqim dhe ujë. Ne kemi rreth 1000 qytetarë në fabrikë. Nuk mund të them sa ushtarë kemi. Ka shumë e shumë të lënduar dhe ilaçe të pamjaftueshme. Nuk ka as fasha të thjeshta," është shprehur ai për median amerikane New York Times.

Rreshteri Kuznetsov kontaktoi një gazetar përmes Telegram dhe dërgoi një video të shkurtër të tij  nga streha ku ai jeton.

 25-vjeçari ka një lidhje interneti falë Starlink, ofruesit të internetit satelitor të Elon Musk.

Rreshteri 25-vjeçar zgjodhi të bashkohej me ushtrinë pas kolegjit, sipas gruas së tij 23-vjeçare, Maria Kuznetsova, me të cilën ka një djalë të vogël.

 Kuznetsova u takua me bashkëshortin e saj kur ishte studente në Universitetin Shtetëror të Mariupolit. 

Ata u martuan disa vite më vonë. 

Kuznetsov shërbeu për tre vjet dhe më pas aplikoi për t'u bërë oficer policie.

Por më pas, më 24 shkurt, shpërtheu lufta. 

Rreshteri Kuznetsov u dërgua në pjesë të ndryshme të Mariupolit përpara se të transferohej në fabrikën e çelikut Azofstal, e cila për javë të tëra shërbeu si një bazë ushtarake dhe një strehë për familjet e ushtarëve dhe punëtorëve të çelikut.

Sipas Kuznetsov, më shumë se 500 njerëz u plagosën dhe shumë u vranë, shumë prej tyre të bllokuar në rrënojat e bombardimeve ruse.

25-vjeçari tani vlerëson se ai dhe luftëtarët e tjerë ukrainas të bllokuar mund të durojnë  për një ose dy ditë.

“I bëj thirrje botës të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar ofensivën ushtarake kundër Ukrainës së pavarur”, tha ai. 

“Ndëshkojmë të gjithë ata që janë përgjegjës për veprimet ushtarake në territorin tonë”.

Gruaja e tij mundi të largohej me djalin e saj më 20 mars dhe tani jeton në një siguri relative në Ukrainën perëndimore. 

Herën e fundit që ajo foli me burrin e saj 25-vjeçar ishte të mërkurën.