'Do hidhem'/ 26-vjeçarja tenton t'i japë fund jetës te Komuna e Parisit

Panik te Komuna e Parisit në Tiranë. 

Një vajzë 26-vjeçare ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i banesës, për t'i dhënë fund jetës. 

Sipas policisë e reja, E.K, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 21.04.2022, te Komuna e Parisit, në rrugën "Mihal Popi", ka tentuar të vetëhidhet nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasja K. E., 26 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.