Aksident i trefishtë tek fabrika e miellit, plagoset 2-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri 2-vjeçar ka ndodhur pasditen e sotme pranë fabrikës së miellit në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete që drejtoheshin nga personat me inicialet E.G., A.S., dhe A.B.

Për pasojë është plagosur fëmija që ndodhej në mjetin me drejtues E.G., dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.