Strazimiri: Yuri Kim si kulinariste, s'ka bërë kurrë gjeste diplomatike

Deputeti demokrat Gent Strazimiri tha në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv se ambasadorja Yuri Kim nuk ka bërë një gjest të vetëm diplomatik.

"Ka bërë si prokurore, si gjyqtare, si lakroriste, si turiste, si kulinariste, por si ambasadore asnjëherë."-tha Strazimiri.

Deputeti theksoi se Kim nuk dihet për çfarë qëllimi ka ardhur pasi duhet të promovojë marrëdhëniet midis popullit shqiptar me SHBA-të dhe jo vetëm të një individi.