Rita Ora rrëfen për herë të parë për betejën e të ëmës me kancerin e gjirit

Gjatë spektaklit të së mërkurës, në “The Voice Austalia”Rita Ora ka shpërthyer në lot teksa ka folur për herë të parë në publik për kancerin e gjirit të mamsë së saj.

Nisur nga historia e konkurrentes Aleisha Gam, këngëtarja me origjinë shqiptare u emocionua teksa fillo të tregonte dhe historinë e së ëmës.

Mamaja ime po lufton me kancerin për dy vitet e fundit…” u tha trajnerëve Aleisha, 26 vjeç, duke shpjeguar se shpresonte që nëna e saj të mund ta “ndiente dashurinë” në këngën e saj.  Historia e konkurrentes e preku Ritën teksa rrëfeu përvojën e familjes së saj me kancerin, diçka që ajo pranoi se nuk dëshironte të fliste publikisht.

“Unë e di se si është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me atë këngë”, filloi Rita, duke fshirë lotët nga sytë e saj.

“Mamaja ime, ajo gjithashtu kishte kancer. Kur ajo shkonte të merrte trajtimin e saj, dhe asaj i humbisnin flokët dhe gjëra të tjera, ne ishim disi adoleshente”, vazhdoi ajo, me zërin e saj që dridhej.

Ishte vërtet e çuditshme të shihje nënën tënde, sikur të mos ishte superheroi që gjithmonë mendon se do të jetë nëna jote… Për shkak se nuk mendon se prindërit e tu do të dorëzohen para teje, e di çfarë dua të them?”

Duke marrë frymë thellë, ajo shtoi: ‘Dhe pastaj duhet t’i bashkosh ato… Unë as që mund të flas’. Pasi mori një moment për t’u qetësuar Rita shpjegoi se nëna e saj kishte pasur kancer në gji.

“Është gjithashtu diçka për të cilën ajo flet. Ajo është një e mbijetuar, por ishte shume e re kur u diagnostifikua , dhe mendoj se është kaq e rëndësishme ta kesh atë kujtim me vete”, vazhdoi ajo.