Kampioni serb Djokoviç e quan ‘çmenduri’, ndalimin e lojtarëve rusë dhe bjellorusë nga Wimbledon

Londër - Njëzet herë kampion, tenisti serb Novak Gjokoviç e ka kritikuar vendimin për të ndaluar lojtarët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë në Wimbledon këtë vit, duke e quajtur "çmenduri".

Organizatorët e Wimbledon njoftuan të mërkurën se lojtarët rusë dhe bjellorusë nuk do të lejohen të konkurrojnë në edicionin e këtij viti pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

"Unë gjithmonë do ta dënoj luftën, nuk do ta mbështes kurrë luftën duke qenë vetë fëmijë i luftës," u tha numri 1 i botës pata gazetarëve në “Serbia Open”.

Gjokoviç ishte vetëm 11 vjeç kur pa sulmet ajrore në kryeqytetin serb, që shënoi fillimin e asaj që do të ishte një fushatë 78-ditore nga NATOpër t'u dhënë fund mizorive të kryera nga Jugosllavia e atëhershme, trupave të Presidentit Sllobodan Millosheviq kundër shqiptarëve etnikë në Kosovës.

"Unë e di se sa trauma emocionale lë. Në Serbi, ne të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në 1999. Në Ballkan, ne kemi pasur shumë luftëra në historinë e fundit," u tha ai gazetarëve.

"Megjithatë, unë nuk mund ta mbështes vendimin e Wimbledon, mendoj se është një çmenduri. Kur politika ndërhyn te sporti, rezultati nuk është i mirë."

“Duke pasur parasysh profilin e Kampionatit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, është përgjegjësia jonë të luajmë rolin tonë në përpjekjet e përhapura të qeverisë, industrisë, sportit dhe institucioneve krijuese për të kufizuar ndikimin global të Rusisë me mjetet më të forta të mundshme”, tha All England Lawn Tennis Club (AELTC)  në një deklaratë.

“Në rrethanat e një agresioni ushtarak të tillë të pajustifikuar dhe të paprecedentë, do të ishte e papranueshme që regjimi rus të përfitonte nga përfshirja e lojtarëve rusë ose bjellorusë në Kampionat.

“Prandaj është qëllimi ynë, me keqardhje të thellë, të refuzojmë hyrjet nga lojtarët rusë dhe bjellorusë në Kampionatin e vitit 2022”, thuhej më tej.

Kremlini tha më herët të mërkurën se ndalimi i lojtarëve rusë që të marrin pjesë në Wimbledon si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës është "i papranueshëm".