Një fotografi e re e mbretëreshës Elizabeth II në 96-vjetorin e lindjes

Një fotografi e re është publikuar e mbretëreshës Elizabeth II, e cila feston 96-vjetorin e lindjes së saj.

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë do ta kremtojë privatisht ditëlindjen e saj të 96-të të enjten në pronën e saj Sandringham në lindje të Anglisë.

Ajo pritet ta kalojë ditën në vilën Wood Farm të pronës, ku kaloi Krishtlindjet e para pas vdekjes së burrit të saj, princit Philip, në prill 2021.

Për ditëlindjen e saj zakonisht bëhet përshëndetje me armë në Hyde Park, jashtë kështjellës Windsor dhe Kullës së Londrës.

Festimet publike do të mbahen më vonë gjatë vitit për jubileun platin të Mbretëreshës, 70-vjetorin e saj në fron.

Festimet për monarken britanike më jetëgjatë do të mbahen gjatë një fundjave pushimi katërditore nga 2 deri më 5 qershor.