Zelensky: Unë jam gati për dialog me Putinin, por ai s'është gati për paqe

"Unë kam qenë gati prej tre vitesh të dialogoj me Rusinë, por ata nuk janë gati për paqe.”

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti e tha këtë në një konferencë shtypi në Kiev së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Ukraina shprehet e gatshme të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës për një kalim të sigurt nga Mariupol.

Zelensky tha se ka rreth 1,000 civilë të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Ai shtoi se situata në qytetin e rrethuar po përkeqësohet, me qindra të plagosur.