‘Jo një por...’/ Çfarë paralajmëroi Semi Jaupaj kësaj radhe?

Semi Jaupaj, këngëtarja e njohur shqiptare me pjesëmarrjen në formatin e “BBV’ u komentua gjerësisht në mediat rozë. Ajo e forcoi miqësinë e saj me Donald Veshaj, me të cilën qëndroi thuajse gjatë gjithë rrugëtimit të saj në ‘BBV’.

Pas daljes nga shtëpia, ajo solli një bashkëpunim muzikor me Ylli Limanin i titulluar ‘Mos u kthe’ i cili ka rezultuar një sukses i garantuar.

Mirëpo ditën e sotme, ajo ka treguar se së shpejti ka në plan të publikojë edhe dy bashkëpunime të tjera. Përmes një postimi në Instastory ajo ka treguar se dy projekte të reja janë rrugës dhe se pritet t’i publikojë së shpejti.

“Jo një, por dy këngë”-ka shkruar ajo në fotografinë në fjalë.

Me siguri fansat mezi e presin këtë projekt të ri të këngëtares e cila ka vendosur që të mos ndajë asnjë detaji tjetër me publikun.