VIDEO-SYRI TV/ Mediu: President me konsensus! Mazhoranca nuk mund ta zgjedhë e vetme

Republikani Fatmir Mediu deklaron se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale. 

Pas takimeve që Taulant Balla zhvilloi sot me përfaqësues të PDIU-së, dhe më pas me kreun e Partisë Republikane Ftamir Meidu, ky i fundit zbuloi se kanë rënë dakord për shtyrjen e mbajtjes së kryetarëve që ishte parashikuar të mblidhet më 29 prill.

Ai deklaroi se mazhornaca nuk mund ta zgjedhë e vetme presidentin. 

"Ramë dakord për të shtyrë konferencën e kryetarëve që ishte planifikuar më datë 29, për të pasur një kohë më të madhe në dispozicion, e më pas do përcaktojmë edhe përcaktimin e kalendarit të kësaj çështje bazuar mbi ato që ka përcaktuar kushtetuta. Ramë dakord që do të përcaktojmë fushat dhe kriteret se si duhet zgjedhur presidenti i republikës. Çështja e përfaqësimit të opozitës në një trupe të vetme është çështje e opozitës dhe jo e PS. Unë nuk mendoj që PS i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme nëse do lexojmë Kushtetutën. Zgjedhja e njëanshme e cenon parimin që Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin. E dyta, kërkon një president konsensual në 3 raundet e para, që do të thotë bashkëpunim të parlamentit. Ramë dakord që kalendari të shtyhet. Ishte një dakordësi që ishte marrë paraprakisht me përfaqësues të PDIU dhe padyshim është në interesin tonë. Ka afate të përcaktuar 24 maj duhet të jetë përfundimi i procesit. Raundet sipas Kushtetutës janë të përcaktuara dhe duhet një fillojë një proces nga data 10".