Francë: Le Pen punon për të bindur votuesit teksa afrohet balotazhi i zgjedhjeve

Pak ditë përpara balotazhit në zgjedhjet presidenciale të Francës, ekipet e fushatës për Marine Le Pen po kërkojnë të ndryshojnë mendjen e votuesve për kandidaten e tyre.

Ata po vënë në fokus votuesit që ndihen të zhgënjyer me presidentin Emmanuel Macron.

"Unë mendoj se 'cilindopërveç Macronit' është argumenti ynë kryesor. Për ata që duan të heqin qafe Emmanuel Macron, ka vetëm një kandidate dhe ajo është Marine Le Pen," tha Jacqueline, e cila ka shpërndarë fletushka në Paris për fushatën.

Balotazhi i së dielës është një përsëritje e zgjedhjeve të 2017-ës, ku Macron dhe lëvizja e tij e re “En Marche” fituan votat me një shumicë prej 66.10% në 33.90%.

Në një përpjekje për të ringritur veten, veçanërisht në mesin e votuesve të krahut të majtë, Le Pen është fokusuar në koston e jetesës dhe ka premtuar të mbrojë punëtorët.

Por ajo mbetet e vendosur në disa çështje themelore si Evropa dhe imigracioni.

Philippe Ballard, një zëdhënës i partisë së saj “Rally National” tha se ajo beson në sovranitetin, në një "Evropë të kombeve" dhe është e prirur për të mbajtur një referendum për imigracionin.

"Kjo do ta bëjë Kushtetutën franceze superiore ndaj jurisprudencës evropiane. Ajo thjesht ka një projekt kombëtar dhe ky projekt nuk është as i djathtë as i majtë."

Le Pen ka punuar për vite me radhë për ta bërë partinë e saj më tërheqëse për një elektorat më të madh, por kjo nuk ka funksionuar plotësisht, thonë analistët.

"The National Rally” vazhdon të trembë disa francezë," tha Pascal Perrineau, një profesor në Sciences Po Paris.

"Kjo parti konsiderohet një parti e vetme. Francezët pyesin se cilët janë aleatët e saj, nëse Marine Le Pen do të kishte kapacitetin për të formuar një ekip qeveritar me njerëz kompetentë dhe solidë?"

Këto janë pyetje që Marine Le Pen i kanë mbetur vetëm pak ditë për t'iu përgjigjur.