Habit Elon Musk: Nuk kam shtëpi, po qëndroj tek miqtë

Elon Musk mund të ketë më shumë para se kushdo tjetër në planet, por me sa duket ai është mjaft kursimtar.

Sipas medieve të huaja, pavarësisht se fiton pagën vjetore në Mbretërinë e Bashkuar çdo një minutë e dyzet e shtatë sekonda, ai nuk ka një shtëpi.

“Nuk kam asnjë vend për momentin, unë po qëndroj tek miqtë", tha këtë javë Elon Musk në TED Talks.

“Nëse udhëtoj në Zonën e Gjirit, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, në thelb, unë fle nëpër dhomat e gjumit rezervë të miqve”, shtoi Musk.