VIDEO spektakolare / Hyrja falas ndaj Laçit, Kukësi fton tifozët në stadiumin e ri: Po vijmë!

Kukësi më në fund kthehet në shtëpi. Skuadra verilindore nuk luante që prej majit të vitit 2019 në stadiumin e saj, teksa do ta bëjë këtë fundjavë ndaj Laçit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Kategorinë Superiore.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme, për të cilën klubi verilindor nëpërmjet një videoje të veçantë të publikuar në rrjetet sociale fton të gjithë tifozët të mbushin shkallët e “Arenës” së qytetit verilindor të shtunën në orën 20:00

Hyrja do të jetë e lirë për tifozët e skuadrës së drejtuar nga Diego Longo.