‘Kuzhinieri famëkeq i Putinit’ mbërrin personalisht në Donbas me një detyrë speciale nga Kremlini

Kreu i grupit famëkeq Wagner, i përbërë nga mercenarë rusë, besohet se ka mbërritur në Donbas për të mbikëqyrur personalisht pushtimin e këtij territori në Ukrainë.

Besohet se Jevgenij Prizhogin (60), i njohur si ‘kuzhinieri i Putinit’, ka shkuar në rajonin lindor të Ukrainës me urdhër të Kremlinit - shkruan ‘Times’, transmeton Slobodna Dalmacija.

Prizhogin është shfaqur në një foto të përbashkët me një deputet ultra-konservator të Dumës ruse, i cili dihet se ishte drejtuar për në vijën e parë të frontit.

Grupi Wagner është një grup prej 5000 mercenarësh të cilin e ka përdorur Kremlini gjatë konflikteve në Afrikën Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Donbas, e që janë akuzuar për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut.

Shërbimet e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se një mijë operativë të grupit Wagner janë të vendosur në Ukrainën lindore, por pavarësisht nga ‘reputacioni i tyre i tmerrshëm’, zyrtarët ukrainas vunë në dyshim efektivitetin e tyre në terren në fillim të këtij muaji, dhe një prej tyre madje tha se zbarkimi i tyre tregonte një ‘shkallë të lehtë’ dëshpërimi ‘.

Prizhogin, një ish i dënuar me lidhje të forta me Kremlinin, është shfaqur me uniformë ushtarake përkrah Vitaly Milonov, besnik i Kremlinit. Mediumi i pavarur rus Medusa, duke iu referuar një burimi të saj, shktuan se Prigogine ka marrë urdhër nga Kremlini për të shkuar në fushën e betejës për të kapur një politikan ose komandant të shquar ukrainas.