I akuzuar për tenderin 240 milionë lekë/ GJKKO pranon 'gjykimin e shkurtuar' për Fatos Tushen

Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, i akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për tenderin 240 milionë lekë, ka kërkuar gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçm

Gjykata e Posaçme është njohur me kërkesat e 21 të pandehurve ku bën pjesë e dhe ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, ku vetëm dy prej tyre kërkojnë ndarje të çështjes, ndërsa të tjerët kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Edhe ish-kryebashkiaku Tushe dhe ish-zëvendësi i tij Gentian Nushi kërkuan nga trupa gjykuese pranimin e kërkesave të tyre për gjykim të shkurtuar.

Për ndarjen e çështjeve për dy të pandehurit, prokuroria shprehet se është në  vlerësimin e gjykatës nëse pajtohet dhe bie dakord me kërkesat.

Gjykata vendosi, pranimin e kërkesës së të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Pranimin e kërkesës për veçimin e çështjes Natasha Myrtaj dhe Bujar Murati.

Seanca e radhës do jetë më 6 maj ora 10.