Arrestohet në Moskë politikani i opozitës ruse, Vladimir Kara-Murza

Politikani i opozitës ruse Vladimir Kara-Murza u arrestua nga policia në Moskë javën e kaluar, njoftoi Fondacioni Washington Oxi Day.

Kara-Murza është marrës i “çmimit të guximit “, për guximin e tij në kundërshtimin e autoritarizmit në Rusi.

Fondacioni Washington Oxi Day shpreh shqetësim të madh dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Kara-Murza u ka mbijetuar dy atentateve për jetën nga forcat ruse, dhe të dyja herët gruas së tij i ështe thënë nga mjekët se nuk do të mbijetonte.

Megjithatë ai u kthye në Moskë për të luftuar për lirinë.

Kur mori “çmimin e guximit 2018”, anëtari i Bordit Këshillimor të Fondacionit, Michael Psaros e prezantoi Kara-Murza-n si "një njeri që po ndryshon botën".

Një ditë para arrestimit të tij, Kara-Murza u shfaq duke folur me forcë kundër represionit të Vladimir Putin në Rusi dhe pushtimit të Ukrainës.