VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Basha e Alibeaj po krijojnë partinë e tyre, me deputetët do gjendet gjuha e përbashkët

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë angazhuar në mënyrë të turpshme në manipulimin e grupit parlamentar te Partise Demokratike.

I ftuar në Çim Peka Live, zoti Berisha tha se shumica e deputetëve njohin Kuvendin e 11 dhjetorit dhe rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 6 marsit.

Sipas tij, Basha dhe Alibeaj duan të krijojnë partinë e tyre.

Aie shprehu bindjen se me deputetët do të gjendet gjuha e përbashkët.

Berisha tha se baza e Partisë Demokratike po shkon drejt bashkimit.

Ish-kryeministri u ktheu përgjigje edhe thirrjeve të Ramës për hetimin e tij nga SPAK-u.