Meta akuzon: Ky shterim asgjësues i popullit, i programuar nga 'Rilindja'!

Presidenti i vendit i ka rënë sërish sot kambanave të alarmit për shpopullimin e vendit, një apel i përsëritur shumë shpesh prej tij e për të cilin nuk ka pasur asnjë reflektim nga qeveria. Bazuar në të dhënat më të reja të INSTAT, Ilir Meta gjykon se ky shkretim është “i programuar” dhe bën thirrje hapur: “Koha për të ndalur këtë shkretim të programuar të vendit nga "Rilindja" lokale dhe ndërkombëtare.”

“Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit, - shkruan kreu i shtetit në FB. -  Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.  

Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit.

Ky model "zhvillimi" nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi. Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga "Rilindja" lokale dhe ndërkombëtare.”

LEXO: Popullsia e vendit, më keq se skenari pesimist i parashikimeve