'Duam më shumë armë', deputeti Ukrainas: SHBA i dha ushtrisë afgane 80 mld, ne 800 mln $

Oleksiy Goncharenko, një deputet ukrainas, ka bërë thirrje për më shumë armë nga Perëndimi:

“Krahasuar me ushtrinë afgane, e cila mori 80 miliardë dollarë pajisje, armë dhe municione, paketa e fundit nga Shtetet e Bashkuara është 800 milionë dollarë.

"Bota duhet të kuptojë se ne po luftojmë me Rusinë, ushtrinë më të madhe në Evropën kontinentale, me një vend me një buxhet për armë shumë herë më të lartë se ai i Ukrainës, kështu që ne kemi nevojë për më shumë armë,"- përfundoi Goncharenko.