Aktorja e njohur flet për problemet që u përball pas lindjes

Olivia Munn ka folur së fundmi për vështirësitë me të cilat po përballet pas lindjes.

Aktorja zbuloi se ka pasur probleme me rënien e flokëve që kur mirëpriti në jetë djalin e saj, Malcolm, vjeshtën e kaluar me të dashurin, komik John Mulaney.

Pasi u ofroi fansave dhe ndjekësve një pamje të djalit të saj të premten, stilistja Amber Farr komentoi me shaka: 

“A mund t’i kem flokët tuaj vetëm për një ditë, ju lutem?” dhe Munn iu përgjigj duke thënë se po i bien me grumbuj pas lindjes.

Kujtojmë që aktorja dhe partneri i saj, John e mbajtën të fshehtë lajmin se kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre por e zbuluan më pas në prag të Krishtlindjeve.