FOTO/ Sekuestrohen 2.9 ton kokainë në një anije peshkimi

Policia spanjolle ka publikuar një video ku tregohet një anije peshkimi 20 metra me mbi 2.9 tonë kokainë, që mendohet se kushton më shumë se 50 milionë euro.

Policia e zyrës doganore arrestoi pesë anëtarë të ekuipazhit në anijen e peshkimit në Ishujt Kanarie më 13 prill. Kjo u deklarua në një njoftim të përbashkët të publikuar sot nga ministria e Brendshme e Spanjës dhe policia civile Guardia.

Anija Akt1 u ndalua nga roja bregdetare spanjolle në ujërat në jug të arkipelagut spanjoll dhe u shoqërua në Las Palmas në Gran Canaria të shtunën më 16 prill.

Pamjet video të publikuara nga policia tregojnë oficerët duke hequr thasët me kokainë të fshehur në rezervuarin e karburantit të anijes së peshkimit.

Gazeta lokale spanjolle El Dia kishte raportuar më herët se policia kishte sekuestruar të paktën dy tonë kokainë, që vlerësohet të kishte vlerën e rrugës prej 50 milionë eurove.

Njoftimi i përbashkët i policisë dhe zyraës doganore nuk ka specifikuar vlerën e drogës së sekuestruar.