Askush si ai në Serinë A, Immobile hyn në histori me golin ndaj Torinos së Etrit Berishës

Lazio dhe Torino u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Olimpico” të Romës.

Torinezët gjetën golin e avantazhit me anë të Pellegri në minutën e 56-të, mirëpo romakët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin shifrat në fund të sfidës, falë golit të shënuar Immobile.

Sipas faqes së njohur të statistikave, “OPTA Paolo”, Ciro Immobile ka hyrë në historinë e Serisë A italiane, i cili bëhet lojtari i parë që ka arritur të shënojë 25 gola të paktën në tre kampionate të ndryshme.

I treti në total pas Gunar Nordalhit dhe Stefano Niersit.

Goli ndaj Torinos së Etrit Berishës ishte i 25-ti për sulmuesin 32-vjeçar në 28 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Serinë A italiane, gjithashtu ka dhuruar dhe dy asist për shokët e skuadrës në këtë edicion.