Talenti argjentinas e quajti Ronaldon 'GOAT', Aguero bën komentin epik: Nuk keni luajtur ende me Messin

Për herë të parë në karrierë, në moshën 17-vjeçare, Alejandro Garnacho, i cili shihet si një nga talentet më premtues të futbollit, u thirr në ekipin e parë të Manchester United. Argjentinasi nuk pati minuta në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Norëich City, por mori me vete një kujtim të paharrueshëm.

Futbollisti 17-vjeçar është habitur që në fund të ndeshjes së Premier League, ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit, Cristiano Ronaldo i dhuroi topin me të cilin realizoi tre gola ndaj Norëich.

Me një mesazh të përzemërt përmes profilit të tij personal në Instagram, Alejandro Garnacho falënderoi Cristiano Ronaldon për dhuratën e tij dhe e cilësoi atë si " Më të mirin e të gjitha kohërave".

Mirëpo ky status i futbollistit 17 vjeçar nuk i ka pëlqyer aspak Sergio Aguero-s, i cili së fundmi u tërhoq nga futbolli për shkak të një sëmundje të lidhur me zemrën.

Aguero nuk ngurroi të komentonte në profilin e Garnacho-s, duke i dal në krah Leo Messit në debatin në lidhje me 'futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave'. Ish-kampioni i Premier League shkroi: “sepse nuk keni luajtur ende me lojtarin më të mirë @leomessi”.

Garnacho u grumbullua në skuadrën e Argjentinës për kualifikueset e Kupës së Botës muajin e kaluar. Fatkeqësisht, 17-vjeçari nuk pati mundësinë për të debutuar, por pati mundësinë të takonte Leo Messin dhe të bënte një foto me të, të cilën e postoi në Instagram.

Në komentin poshtë fotos, Garnacho shkruante: Ëndrrat me të vërtetë bëhen realitet! Idhull!

Duket se djaloshi ka fatin të luaj me dy lojtarët më të mirë në botë dhe sigurisht të ketë vlerësim për të dy, mirëpo me statusin e fundit i ka mërzitur paksa tifozët e Argjentinës, të cilët nuk e kanë pritur mirë deklaratën e tij.