Britania nxjerr informacionet e fundit/ Kjo do jetë lëvizja e ushtrisë Ruse

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se pavarësisht se Rusia vazhdon të ridislokojë forcat në Ukrainën lindore dhe se "objektivi i saj përfundimtar mbetet i njëjtë".

Aty thuhej: “Forcat ruse vazhdojnë të rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore.

Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkiv dhe Severdonetsk”, raporton Sky News.

Ministria shtoi: “Artileria ruse vazhdon të godasë pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit, ku Rusia planifikon të rinovojë aktivitetin e saj sulmues.

Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë.

Ajo është e përkushtuar të detyrojë Ukrainën të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të pohojë dominimin e saj rajonal.