Shishtavec/ Pikë e përbashkët kufitare Kosovë-Shqipëri

Shishtavec-Krushevë është pika e re e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në ceremoninë e hapjes kanë qene ministrat e brendshëm të dy shteteve, të cilët kanë vënë theksin e lehtësimit të procedurave për qytetarët e të dyja vendeve. 

SYRI TV

Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë një pikë tjetër të përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë.

Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë Ministrat e Brendshëm të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Xhelal Sveçla, si dhe drejtuesit e policisë në Shqipëri e Kosovë.  

Ministri i Brendshëm i Kosovës u shpreh se hapja e kësaj pike të re të përbashkët kufitare është dëshmi e vullnetit të dy qeverive në Tiranë e Prishtinë për t’i tejkaluar të gjitha pengesat dhe për t’i lehtësuar jetën qytetarëve. 

Dy ministrat nënshkruan edhe një  marrëveshje që do të mundësojë lëvizjen e lirë të banorëve të zonave të brezit kufitar, 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës.