'Alibashat ia kanë shitur shpirtin Alibabës'/ Vasili: Mos u katandisni në 'kërpërata'! Dëgjoni votuesit

Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt i cili ka thënë se koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' fitoi në 6 mars për shkak të votave të LSI. 

Vasili thotë se kjo është një gënjeshtër e madhe, duke shtuar se Berisha bëri fushatë për opozitën dhe PD-në e vërtetë të 11 Dhjetorit dhe farsës së 1800 karrigeve e 5 mijë delegatëve të që numëroi Lulzim Basha në 18 Dhjetor. 

Thirrja e numrit dy të LSI për deputetët ata pak deputetë që mbështesin Lulzim Bashën është që të reflektojnë dhe të mos katandisen në 'kërpërata', duke iu referuar gafave të një prej ish-deputeteve të listës së Kuvendit të kaluar.

Reagimi
Alibasha per llogari te Alibabes ka deklaruar se ne 6 Mars Berisha ishte shumice per shkak te LSI.

Kjo eshte nje genjeshter e madhe, jo sepse LSI nuk i mbeshteti kandidatet e Shtepise te Lirise, por sepse vete Berisha zgjodhi ta ktheje fushaten ne nje gare midis PD se vertete te 11 Dhjetorit, te cilen e pane te gjithe shqiptaret dhe Vuleuzurpuesve te 1800 karrikeve te 5 mije delegateve imagjinarë.

Rezultati dihet. Vete Alibasha i plotfuqishmi i Shkodres per 6 Marsin edhe pse kishte te gjithe deputetet me vete, te gjitha mediat, qe shpallnin sondazhet e fitoreve imagjinare ne 4 bashki, kishte pazaret me rilindjen ne shkoder per tia dorezuar asaj Bashkine e megjithate prape nuk moren dot as 7 mije vota.

Ndersa Berisha i vetem pa vule pa seli i shpartalloi per 4 jave. Nuk kam asnje apel per alibashat, qe ia kane shitur shpirtin Alibabes prej vitesh duke ia dorezuar tere pushtetet Edi Rames.

Alibashave qe nuk ju mjaftoi qe ia dorezuan gjithe pushtetin vendor Alibabes duke e lene opoziten pa asnje keshilltar, por tani duan tia japin edhe njehere tjeter me kaosin e sponsorizuar nga miliardat e Alibabes dhe mafies ne kembim te pazareve personale. 

Por kam nje thirrje per ata kolege deputete, qe lejojne tju perdoret emri per turpe antidemokratike. Thirrini mendjes se po vazhduat keshtu shume shpejt secili nga ju nuk do te jete vecse nje "kërpëratë".

Edhe nje vit dhe zgjedhjet vendore do tregojne qarte peshen e secilit. Po vazhduat me Alibashet e Alibabes jo te tretet por as te 30 s'do dilni dhe s'mund te thoni dot më se nuk e dinit se c"mendonte elektorati.Boll me dyfytyresira dhe degjoni votuesit tuaj qe vuajne cdo dite nga qeverisja kriminale e Rilindjes.