'Krishti u ngjall'/ Berisha uron besimtarët: Pashkët e tjera gjithnjë e më mirë

Lideri historik Sali Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve Katolikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, duke uruar besimtarët katolik në Shqipëri dhe mbarë botën.

Postimi i plotë:

Gezuar Pashken!

Te dashur miq, sonte besimtaret katolik ne Shqiperi dhe mbare boten kremtojne Pashken, ringjaljen e Hyjit, Krishtit mbret dhe se bashku me ta te gjithe besimtaret e Zotit kremtojne pra shpresen e pashuar dhe perjetesine.

Me kete rast le te urojme te gjithe katoliket shqiptare, te gjithe besimtaret e Zotit; Gezuar Pashken! Pashket e tjera gjithnje e me mire te na gjejne!
Lavdi Krishtit mbret qe ndryshoi boten dhe njerezimin!
sb