La futbollin prej problemeve në zemër, Sergio Aguero arrin marrëveshjen për projektin e ri

E besoni apo jo, ylli argjentinas Sergio Aguero ka nënshkruar një marrëveshje me “Disney+”, disa muaj pas tërheqjes nga futbolli.

Në dhjetor të vitit të kaluar, sulmuesi njoftoi se duhej të tërhiqej nga futbolli i luajtur për shkak të problemeve në zemër.

Tani Aguero do të prodhojë përmbajtje për “Disney+”.

Ai ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes, derisa ende nuk dihet saktë se çfarë do të prodhojë ish-futbollisti i Atletikos, Sitit dhe Barcelonës.

“Ne mendojmë njësoj dhe projektet janë emocionuese. Unë jam gati”, shkruan 33-vjeçari në “Twitter”. 

Që nga tërheqja e tij nga futbolli, Aguero shpeshherë është lidhur drejtpërdrejt në kanalin e tij në “Twitch”.