‘Pjesëmarrje masive në votime’/ 5 kandidatët për Kryetarin e PD Elbasan flasin për SYRI-n

Prej mëngjesit të ditës së sotme, demokratët vijojnë të votojnë masivisht për zgjedhjen e kryetarit të PD-së Dega Elbasan.

Në këtë garë janë pesë kandidatë të cilët kanë folur për SYRI TV ku kanë vlerësuar maksimalisht pjesëmarrjen dhe e demokratëve në këtë proces të rëndësishëm për riorganizimin dhe ristrukturimin e PD-së në të gjitha nivelet, nga seksioni deri te kryetari. 

Kandidatët, Klodiana Çapja, Sonila Dehiu, Elior Vila, Eliona Gremi dhe Bledi Himçi, kanë bërë thirrje edhe për bashkimin e atyre demokratëve të cilët e kanë sulmuar këtë proces, ku sipas tyre kjo pjesëmarrje masive e demokratëve nuk lë vend për akuza. 

Intervistat për SYRI TV:

Klodiana Çapja: Sot është një ditës shumë e rëndësishme për Elbasanit veçanërisht për demokratët e këtij qyteti. Jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar që jam kandidate për kreun e PD-së mes shumë figurash të nderuara. Kundërshtisë së Eugent Isait i përgjigjem me këtë pjesëmarrje super masive gjatë ditës së sotme.

Sonila Dahiu: Shoh që mediat janë prezente dhe po pasqyrojnë të gjithë procesin. Dua ti uroj të gjithë besimtarët katolikë në këtë ditë të shenjtë. Procesi po vijon normalisht dhe ka një pjesëmarrje goxha të madhe të njerëzve. Ndjehem fatlume se më në fund të gjithë anëtarët kanë menduar të jenë sëbashku sot dhe të japin mendimin për kandidatin pjesëmarrës. Gara po tregon nivele të larta qytetarie dhe për mua nuk ka rëndësi se kush fiton. Sot e rëndësishme është të jemi të gjithë bashkë për ringritjen e PD Elbasan. Kam qënë krah zotit Isaj në zgjedhjet lokale dhe ai e di se unë si kandidate nuk jam fiktive në këtë proces dhe i bëj thirrje të bashkohet me ne sot dhe të bëhet krahu jonë për vazhdimësinë.

Elior Vila: Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja dhe çdo demokrat do të japi verdiktin e tij për të zgjedhur kandidatët që janë kolegë të nderuar dhe përfaqësojnë vlerat më të mira të Elbasanit. Këto zgjedhje kanë rëndësi shumë të madhe sepse i jep drejtim organizimit të strukturave të PD-së për tu përballur në zgjedhjet e ardhshme lokale. Për sa i përket deklaratës së Eugen Isait, kjo është çështje e bazës së votuesve demokratë që i japin legjitimitet procesit zgjedhor.

Eliona Gremi: Sot kemi nisur me një hap shumë të madh dhe pozitiv, pjesëmarrja është shumë e lartë, shpresoj që ta kemi këtë pjesëmarrje edhe në orët në vijim. Këto zgjedhje janë vendimtare për secilin nga ne pavarësisht rezultatit e rëndësishme është që këto zgjedhje të japin mesazhin pozitiv se ne jemi më shumë dhe të gjithë do të na bashkohen. Ky mision do të vazhdojë dhe do ta çojmë deri në fund. Për deklaratat e Gen Isait ka besimin se ka për të reflektuar duke parë këtë pjesëmarrje shumë të madhe.

Bledi Himçi: Pjesëmarrja ëshë e kënaqshme pasi ka një fluks shumë të lartë të demokratëve për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PD Elbasan. Në këtë situatë ky proces është jetik për PD-në pasi edhe Kuvendi i 11 dhjetorit kishte lënë detyra për ristrukturim dhe riorganizim të të gjitha degëve nga nivel seksioni deri te kryetari i degës. Për deklaratën e Eugen Isait mendoj se janë deklarata emocionale të drejtuara nga Torre Drini tashmë jo nga PD-ja ku përsëri tentakulat e Lulzim Bashës tentojnë prishjen e këtij procesi të gjithëanshëm dhe jetik për të gjithë demokratët. Demokratët janë të bashkuar, tjetra është retorikë politike.