City drejt transferimit të Haaland

Manchester City po mundohet që të transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano.

“Manchester City po shtyn përpara për transferimin e Erling Haalandit”, ka shkruar Romano.

“Ata po e bëjnë një përpjekje të madhe. Kontaktet e drejtpërdrejta janë duke vazhduar”.

“Pep Guardiola ‘e do me çdo kusht’. Ende nuk ka asnjë vendim. Varet vetëm nga Erlingu”.