Platforma e Alibeajt, Strazimiri: Inat dashnoresh të braktisura!

Ish deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar ndaj propozimeve të deputeteit Alibej, me një shenim në faqen e tij në facebook.

“Bashkim jashtë vullnetit të shprehur me votë nga demokratët me 11 dhjetor në Kuvend, 18 dhjetor në referendum dhe 6 mars me votë nuk mund të ketë!”, shkruan ai.

“Shkaktarët e përçarjes nuk mund të vendosin kushte për bashkimin!”.

Postimi i plotë:

Inat dashnoresh të braktisura!

Shkaktarët e përçarjes nuk mund të vendosin kushte për bashkimin!

Bashkimi nuk mund të ndodhë pa eleminuar shkakun e përçarjes!

Bashkim jashtë vullnetit të shprehur me votë nga demokratët me 11 dhjetor në Kuvend, 18 dhjetor në referendum dhe 6 mars me votë nuk mund të ketë!

Përballë atij vullneti të shprehur, edhe vetë Sali Berisha është i pafuqishëm!!!

Por këta nuk refuzojnë thjesht Sali Berishën!

Këta refuzojnë vullnetin e demokratëve!

Me demokratët e kanë inatin, jo me Sali Berishën!

Inat i paarsyeshëm, i palogjikshëm, iracional e vetëshkatërrues!

Inat dashnoresh të braktisura...