Arrestohen shitësit e farave të kanabisit në Maminas

Dy të rinj janë arrestuar pasi u kapën në një lokal me fara kanabisi.

Operacioni u kodua “Maminasi”. Të arrestuar janë M. T., 18 vjeç, banues në Dibër dhe E. E., 20 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë. 

”Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të rinjtë do t’i shisnin farat narkotike, në zonën e Maminasit, Shijak” informon policia e Durresit.

Shërbimet e Policisë, në ambientet e një lokali në Maminas, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 550 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.  

 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.