FOTO/ Moti, pas ditëve të verës, fundjava vjen me shi dhe furtuna

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) pas ditëve me diell, rikthehen reshjet në fundjavë.

Për ditën e nesërme moti do të jetë kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë dhe intervalet e shkurta me diell, ndërsa të dielën moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu dhe shtërngata.

Ndërsa në zonat malore në lartësitë mbi 800 metër do të ketë reshje dëbore.

Statusi i SHMU-së:

Përshëndetje nga SHMU!

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe diell duke filluar nga kjo fundjavë mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mugnojnë edhe intervalet e shkurtra me diell më tepër të pranishme përgjatë ultësirës perëndimore. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe veri reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata lokale.

Për ditën e Diel moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në lindje të territorit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Gjithashtu në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje të dobta dëbore.