Milan në shitje, kompania nga Lindja e Mesme synon të blejë klubin

Milani në prag të ndërrimit të pronësisë.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, fondi Eliot po përgatit shitjen e klubit kuqezi te fondi që ka një kapital prej 40 miliardë dollarësh në Lindjen e Mesme “Investcorp” me seli në Bahrein.

Pronarët e Milanit janë në kontakt me fondin e Lindjes së Mesme, të interesuar jo vetëm për klubin kuqezi, por edhe për Lilën, klub që Eliot e ka në administrim.

E themeluar në vitin 1982, “Investcorp” është një kompani globale e produkteve të investimeve alternative të specializuar në kapitalin privat, pasuritë e paluajtshme, dhe kredive.

Sipas asaj që raporton “Il Sole24ore”, më 31 dhjetor 2021, “Investcorp Group” mbante 40,4 miliardë dollarë të totalit nën menaxhim.