VIDEO-SYRI TV/ Dy fjalë buzë detit, me ata që s'e braktisin kurrë plazhin e vjetër në Vlorë

Ujërat e zeza dhe plehrat e kanë pushtuar Plazhin e Vjetër  në Vlorë. Jemi shumë pranë çeljes të sezonit turistik dhe ende vazhdon e njëjta situatë si çdo vit në këtë plazh shumë të frekuentuar nga familjarët dhe turistët e huaj, që pushojnë gjatë muajit të beharit në Vlorë.

Kjo është pamja e plazhit të vjetër në Vlorë, sjellë nga gazetari Genti Këllçiu i SYRI TV.

Sipas tij, të krijon idenë e një shkretëtire pavarësisht se sezoni nuk ka nisur dhe arsyeja duket qartë, ndotja.

Është një nga plazhet që rezulton me ndotjen më të madhe.

Konfirmohet se po punohet që ky plazh të kthehet në parametrat e duhur gjatë sezonit turistik. Gjithsesi situata mbetet mjaft shqetësuese, kanalet e ujërave të zeza fillimisht ndotin ambientin ku duhet të pushojnë turistët dhe më pas edhe ujin.

Qytetarët shprehen se ka vite kjo situatë në Plazhin e Vjetër ,ku ujërat e zeza derdhen në det, ku mungesa e koshave në këtë vend po ndot dhe vijën bregdetare që është mbushur me mbeturina që hidhen dhe nga banorët e zonës.

Një qytetar shprehet se kur është larë në Plazhin e Vjetër, është infektuar nga ujërat e zeza që derdhin aty.