Interi mendon për të ardhmen, klubi italian interesohet për dyshen e Real Madrid

Merkatoja e verës po afron dhe klubet kanë filluar të bëjnë llogaritë e tyre për blerjet dhe shitjet e radhës nëpër ekipe.

Sipas “Calciomercato” Interi ka shfaqur interes për dyshen e Real Madrid, Dani Caballos dhe Luka Joviç.

Luka Jovic është në huazim nga gjermanët e Frankfurt, nuk ka arritur të krijojë një vend në formacionin e klubit spanjoll, duke zhvilluar një sezon jo të mirë.

Ceballos, pas rikthimit nga huazimi tek Arsenal, përsëri nuk ka arritur të gjejë shumë minuta tek madrilenët, kështu që pista për Interin mbetet e hapur për të dy lojtarët në fjalë.