", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/April/15/auto_iP3-MtKx1650012267.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Futbollisti i Boca Juniors në telashe: ish-gruaja e kap me një tjetër, ai e godet me makinë

Eduardo Salvio, ish-lojtar i Atletico Madrid dhe tashmë pjesë e Boca Juniors është bërë së fundmi një nga personat më të urryer në Argjentinë. E gjitha lidhet me një ngjarje të ndodhur mëngjesin e datës 14 prill, ku lojtari ishte në makinë me një vajzë, ndërsa është vënë re nga ish-gruaja e tij, Magali Aravena.

Kjo e fundit është afruar t’i flasë Salvios, por, në momentin që ish-gruaja e tij është kapur te makina, ky i fundit i ka dhënë gaz duke e tërhequr zvarrë Aravenën teksa e ka dëmtuar në këmbën e djathtë, por për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Menjëherë, në vendngjarje është afruar edhe policia, por futbollisti nuk është ndalur as nga patrulla duke u arratisur, ndërsa tashmë 31-vjeçari i ka hapur vetes telashe të mëdha. Klubi i Boca Juniors gjithashtu do të marrë masa ndaj Salvios duke e pezulluar atë, të paktën derisa gjithçka të sqarohet edhe me ndërhyrjen e policisë. Aravena dhe Salvio ishin ndarë së fundmi pas një martesë e cila zgjati për dhjetë vite dhe nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë.