Bie mbështetja për Biden, sondazhet: Vetëm një në tre amerikanë e mbështesin

Presidenti amerikan Joe Biden duket gjithnjë e më i dobët në sondazhe. Sipas sondazhit të fundit të Quinnipiac, vetëm 33% e amerikanëve e mbështesin atë, krahasuar me 54% që e refuzojnë atë për mënyrën sesi po drejton.

Për Cnbc All-America, nga ana tjetër, shkalla e miratimit ishte 38%. 

Biden bën pak më mirë në frontin e Ukrainës, përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ndaj luftës është miratuar në fakt nga 39% e të anketuarve në sondazhin e Quinnipiac.

Numrat ngrijnë demokratët, mes të cilëve nervozizmi rritet në funksion të zgjedhjeve afatmesme në nëntor. 

Një votim provë në të cilin liberalët, pengje të së majtës radikale, rrezikojnë të humbasin kontrollin e Kongresit, duke komplikuar më tej punën e Bidenit në dy vitet e fundit të presidencës. 

Pavarësisht nga energjitë e fokusuara të gjitha në politikën e jashtme dhe pushtimin e Ukrainës, Shtëpia e Bardhë siguron që të mos i ketë harruar problemet e brendshme. 

Ekonomi e dobët- Amerikanët e akuzojnë Bidenin se nuk bën mjaftueshëm kundër çmimeve të larta që zbrazin kuletat dhe ulin fuqinë blerëse. Masat e miratuara deri më tani për të mbrojtur ekonominë nga inflacioni nuk konsiderohen të mjaftueshme. Si votuesit demokratë  ashtu dhe ata konservatorë mendojnë se nevojitet më shumë.

Dhe nëse republikanët akuzojnë Presidentin për rritjen e çmimeve të larta, demokratët drejtojnë gishtin ndaj tij për tradhtinë e premtimit elektoral për një kthesë të gjelbër. 

Kërcimi i çmimeve të naftës e ka detyruar administratën Biden të lërë mënjanë ambiciet e gjelbra dhe t'i kthehet shtytjes së karburanteve fosile për të përballuar një krizë globale energjetike.

Tranzicioni i energjisë ndaloi për shkak të çmimeve të larta - Një ndryshim sigurisht i pavlerësuar nga të rinjtë liberalë, gjithnjë e më shumë të tjetërsuar nga një parti e paaftë për t'i përfaqësuar ata dhe që edhe një herë, sipas tyre, zgjedh interesat e pak njerëzve në dëm të komunitetit dhe planetit. Inflacioni, ekonomia dhe deri diku mjedisi janë fushat ku Biden shënon rezultatet më të ulëta në sondazhe.