Hakmarrja e Putinit për kryqëzorin/ Sulmon fabrikën e raketave Neptun

Rusia bombardoi gjatë natës një fabrikë në Kiev ku thuhet se prodhohen raketat që fundosën kryqëzorin Moskva.

Sipas Daily Mail, sulmi kishte në objektiv fabrikën Vizar, ku prodhohen mes të tjerash edhe raketat Neptun, që fundosën anijen flamurmbajtëse të Ptinit.

Fundosja e anijes Moskva ishte goditja më e rëndë ushtarake për Putinin.

Ukrainasit përdorën një skemë gjeniale për të fundosur anijen që ndodhej pranë brigjeve të Odesës.

Ndërkohë anijet e tjera ruse kanë nisur të zhvendosen larg brigjeve ukrainase, nga frika se mund të sulmohen.