Megjithatë, Xavi pranoi se skuadra nga Frankfurti arriti me meritë deri në gjysmëfinale të Europa League.

“Dëshiroj të përgëzoj Eintracht sepse e meritojë. Objektivi për pjesën tjetër të sezonit është kualifikimi në Champions League”, shtoi i zhgënjyer Xavi.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/April/15/auto_Screenshot_11650005431.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Xavi i revoltuar: Po kërkoj një shpjegim se nga vijnë 30 mijë gjermanë në tribuna

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte i zemëruar me faktin se skuadra mike e Eintracht Frankfurt kishte 30,000 tifozë në Camp Nou në ndeshjen e Europa League.

Mysafirët nga Gjermania bënë surprizën e madhe duke e mposhtur Barcelonën 3-2. Mbështetja më e madhe e skuadrës gjermane vinte nga tribunat, ku ishin të vendosur 30 mijë tifozë.

Natyrisht, mbetet e paqartë se si kaq shumë tifozë të ekipit mik morën kaq shumë bileta. Nuk është e qartë as për trajnerin Xavi, i cili u shfaq i revoltuar në konferencën për shtyp.

"Atmosfera nuk na ndihmoi. Dukej sikur po luanim finalen me një numër të barabartë tifozësh të të dyja skuadrave. Sot prisja 70.000 tifozë të Barcelonës në Camp Nou, por nuk ishte ashtu. Ne po pyesim klubi të shpjegojë pse ishte kështu”, tha Xavi.

Mesfushori dhe trajneri i famshëm spanjoll i Barçës bëri të ditur se klubi duhet të hetojë në lidhje me këtë çështje.

Në Barcelonë besojnë se tifozët e klubit gjerman kanë blerë bileta për të hyrë në tribuna në të gjitha mënyrat e mundshme.

Megjithatë, Xavi pranoi se skuadra nga Frankfurti arriti me meritë deri në gjysmëfinale të Europa League.

“Dëshiroj të përgëzoj Eintracht sepse e meritojë. Objektivi për pjesën tjetër të sezonit është kualifikimi në Champions League”, shtoi i zhgënjyer Xavi.