VIDEO/ Gjermanët zbarkojnë në Barcelonë, shihni vargun prej 30 mijë tifozësh
Atmosferë elektrizuese, në kufijtë e çmendurisë.
E besoni apo jo, afro 30 mijë tifozë të Eintraht Frankurtit kanë marshuar ditën e sotme në Barcelonë, për të përkrahur skuadrën e tyre, në duelin ndaj katalanasve të Xavit, të vlefshëm për çerekfinalen e Ligës së Europës.
Një numër rekord ky, në Ligën e Europës, për sa i përket tifozëve mikë.
Në rrjet kanë qarkulluar së fundmi edhe videot emocionuese të tifozëve gjermanë duke marshuar në rrugët e Barcelonës.
Kujtojnë që sfida e parë mes Eintraht Fraknkurtit dhe Barcelonës, përfundoi në barazim 1-1.