‘10 kg kokainë ‘Audi’/ Arrestohen 2 shqiptarë, tentuan arratisjen gjatë operacionit të policisë

Një operacion i policisë italiane çoi pas hekurave dy shqiptarët e sekuestruan edhe 10 kilogramë kokainë të pastër.

Sipas agjentëve të Antidrogës italiane në Milano, kishin mësuar se shqiptarët do të shisnin sasi të mëdha kokazine në komunën e Ossonës, në rajonin e Magentino-s dhe se korrieri do të mbërritnte pranë Piazza Litta Modignani me një  Ford Fiesta.

Policët e Seksionit të Narkotikëve ngritën grupet e vëzhgimit, i cili bëri të mundur identifikimin e një automjeti që korrespondonte me atë për të cilin kishin marrë informacion. Nga Ford Fiesta doli një 37 vjeçar i cili ishte shqiptar dhe u takua me një tjetër.

Pasi shkëmbyen disa fjalë, të dy hipën në makinë dhe pasi arritën në afërsi nëpërmjet Pertinit, hynë në garazhin e një pallati. Njëri prej tyre zbriti dhe eci në anë të rrugës me qëllim që ta ndiqte makinën në këmbë. 

Policët, të bindur se po realizohej shkëmbimi i drogës ndërhynë menjëherë. Sapo panë efektivët e policisë të dy shqiptarët u arratisën në këmbë duke arritur të hyjnë në prej hyrjeve të pallatit aty pranë dhe më pas në një kantier ndërtimi. Njëri prej shqiptarëve, tentoi të fshehë një pistoletë gjysmë automatike e pajisur me karikator, me 6 fishekë, por u bllokua nga policia, shkruajnë mediat italiane.

Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës është gjetur nga policët i mbyllur në bagazhin me një plagë në ballë, si duket i goditur me qytën e armës që tentoi të fshehë 39 vjeçari. Sipas policisë, dyshohet se gjatë dorëzimit të drogës të kenë lindur mosmarrëveshje duke bërë që autorët të godisnin korrierin. Brenda çantës kishte 10 kg kokainë të pastër, të paketuara në blloqe drejtkëndëshe ku secili mbante mbishkrimin ‘Audi’.