‘Gjoba bizneseve’/ Policia po heton zarfa me plumba të gjetur në 4 restorante

Katër zarfe me nga një plumb brenda dhe të dërguara në një numër të barabartë restorantesh në Patras janë nën mikroskopin e Policisë Greke.

Zarfat nuk kanë mbërritur me postë në bizneset e vendosura në zona të frekuentuara të qytetit, ato janë marrë nga autoritetet policore për të hetuar motivet e dërguesve të tyre.

Sipas burimeve të ERT-së, vlerësohet se dërguesit e zarfave kanë dashur të dërgojnë një mesazh – ndoshta edhe autoriteteve që në periudhën e mëparshme kishin arritur sukses të konsiderueshëm kundër qarqeve zhvatëse.

Megjithatë, nuk përjashtohet që këto të jenë grupe të reja që janë aktive në mjedisin specifik kriminal.

Policia greke po shqyrton të gjitha mundësitë, duke marrë deklarata ndërsa do të ekzaminojë edhe materialin e dalë nga kamerat e sigurisë, për të mbërritur në hetimin e këtij rasti të çuditshëm.